Fjalë Kyçe

A janë të dëmshme vezët që kanë njolla të zeza

A janë të dëmshme vezët që kanë njolla të zeza

Momenti i thyerjes së vezës përpara gatimit mund të shoqërohet me surpriza, që shpesh dalin të pakëndshme. I tillë është rasti i njollave të kuqe të saj ngjitur me të verdhën e vezës.

Ka njerëz të cilëve këto njolla nuk u bëjnë aspak përshtypje. Ka të tjerë që tremben, nuk e dinë çfarë po ndodh në brendësi të vezës dhe e hedhin atë në plehra duke kërkuar e thyer  një tjetër.

Këto njolla njihen ndryshe si njolla mishi. Ato kanë ngjyrë të kuqe dhe nuk janë aspak të dëmshme për shëndetin e njeriut.

Njollat, sipas ekspertëve, krijohen nga çarja e një ene të hollë gjaku gjatë formimit të vezës. Këto grimca të ngjitshme mund të hiqen me majën e thikës ose me një lugë druri.

Ruajtja në frigorifer garanton freskinë afatgjatë të vezëve. Nga ana tjetër, vezët mund të përthithin aromat e ushqimeve të tjera që ruhen në frigorifer.

Rrjedhimisht, duhet t’i ruani vezët në ambalazhime kartoni dhe t’i mbroni nga aromat. Shumë njerëz i ruajnë vezët në sirtarin e veçantë tek dera e frigoriferit.

Kjo konsiderohet e gabuar sepse hapja dhe mbyllja e shpeshtë e derës mund të shkaktojë luhatje temperature të vazhdueshme. Një gjë e tillë nxit shumimin e baktereve dhe prish membranën mbrojtëse të vezëve. Rrjedhimisht, vezët duhen mbajtur sa më thellë në frigorfer.