Fjalë Kyçe

Donald Trump, personazh në Operën e Hong Kongut

Donald Trump, personazh në Operën e Hong Kongut

Donald Trump, Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duket se ka një mik kinez.
I veshur me kostum të zi, me një parruke tipike bjonde dhe kollare të gjatë, Trumpi po udhëheq operan kantoneze në provat në Hong Kong. Në këtë dramë absurdiste, të titulluar Trump në Show, spektatorët mund të shohin një përzierje të ngjarjeve aktuale dhe atyre të imagjinuara, përfshirë takimet e Presidentit amerikan me liderin koreano-verior, Kim Jong-un.
Një Trump 26-vjeçar bën një udhëtim imagjinar në Kinë përkrah Richard Nixon, që luan ping-pong me Mao Ce Dunin.

Edward Li, autor i “Trump on Show”, thotë: “72-vjeçari Mao Ce Dun nisi revolucionin kulturor. 72-vjeçari Donald Trump po bën po ashtu një revolucion kulturor në SHBA. Atë ku një person përmbys të gjitha sistemet politike”.
Show për të cilin janë shitur të gjitha biletat nis të premten në teatrin “Sunbeam”, shtëpinë e famshme të operas në Hong Kong. Kjo formë arti shekullore, zakonisht ngrihet mbi histori kineze dhe legjenda, por ky show i fundit i jep zhanrit një prekje moderne.
“Qëllimi im është që në të ardhmen të performoj para Trumpit dhe ai të na duartrokasë”, u shpreh Li.