Fjalë Kyçe

Gjermani, cirk me kafshë virtuale

Gjermani, cirk me kafshë virtuale

Pasi markat e famshme hoqën dorë nga lëkura e kafshëve për realizimin e veshjeve të tyre, edhe një cirk në Gjermani i është bashkuar kësaj nisme.

“Circus Roncalli” largoi praktikën e kritikuar për përdorimin e kafshëve të trajnuara gjatë shfaqjeve të saj. Në vend të tyre zgjodhën hologramë 3D. Hologramët janë të vendosur në gjithë perimetrin e cirkut.

Circus Roncalli, i themeluar në vitin 1976, hoqi kafshët e gjalla duke i zëvendësuar me kuaj hologramë, elefantë dhe madje edhe një peshk të kuq gjigant.

Circus Roncalli është cirku i parë në botë që përdor kafshët holografike në shfaqjet e tyre.

Themeluesi dhe drejtori Bernhard Paul investuan më shumë se 500.000 euro në projekt.

Sipas kompanisë, më shumë se 600.000 njerëz kanë ardhur për të parë shfaqjen në vetëm një vit. Biletat variojnë nga rreth 29 në 70 euro.