Fjalë Kyçe

Hap gabimisht derën e daljes emergjente në vend të derës së tualetit në aeroplan

Hap gabimisht derën e daljes emergjente në vend të derës së tualetit në aeroplan

Një fluturim nga Mançesteri është shtyrë për gati tetë orë pasi një udhëtare e hapi gabimisht derën për dalje emergjente në vend të derës së tualetit.

Fluturimi me numër PK702, i realizuar përmes një aeroplani të kompanisë “Pakistan International Airlines” ishte gati të realizohej me kohë deri në Islamabad të premten e 7 qershorit. Ndonëse udhëtarët ishin paralajmëruar për vendosjen e rripave të sigurisë, një grua kishte vendosur të shkonte në tualet.

Sidoqoftë, ajo e hapi gabimisht derën L5, e cila ndodhet në pjesën e pasme të aeroplanit, pranë derës së tualetit, shkruan “Independent”.

Zakonisht, anëtarët e ekuipazhit të aeroplanit ulen te dalja emergjente, por nuk është e qartë pse ata dështuan ta parandalojnë këtë incident.

Përmes një deklarate, kompania “Pakistan International Airlines” tha: “Një udhëtare e hapi gabimisht derën për dalje emergjente”.

Pas këtij rasti, nisja e fluturimit u ndërpre menjëherë dhe të gjithë udhëtarët u larguan nga aeroplani.

Aeroplani u nis më në fund nga Mançesteri në orën 5 të mëngjesit të së shtunës me një numër më të vogël udhëtarësh.