Fjalë Kyçe

Ja si e rrahu futbollisti të dashurën e tij

Ja si e rrahu futbollisti të dashurën e tij

Një grua ka rrëfyer se si ishte rrahur me një shufër hekuri, ishte detyruar të hante bojëra dhe ishte goditur në kokë me dy pasqyra në një rrahje të tmerrshme nga i dashuri i saj futbollist.

Reece Thompson, i cili ka luajtur për York City në Ligën e Dytë dhe North Ferriby United në Ligën Kombëtare, ka abuzuar dhe poshtëruar partneren e tij në një seri sulmesh shkatërrimtare që e la atë me nofull të thyer.

Ajo pësoi plagë të tmerrshme në trupin e saj dhe fytyra e saj u errësua pas sulmit, e cila vazhdoi për tre ditë shtatorin e kaluar.

Gruaja tha se Thompson e kishte skuqur me hekur të nxehtë prapanicën e saj dhe kishte kërcënuar se do ta detyronte të dilte e zhveshur në rrugë.

Thompson u shpall fajtor për dëmtim të pronës, sulm fizik dhe shkaktimin e lëndimit të rëndë trupor kur u paraqit në Gjykatën Mbretërore të Krimeve të Nottingham të Britanisë së Madhe më 3 prill të këtij viti.

25-vjeçari, i cili ka luajtur për Retford United, Boston United dhe Guiseley AFC, do të vuajë tre vjet e katër muaj burg dhe mori një urdhër ndalimi 10-vjeçar.

Viktima, e cila dëshiron të mbetet anonim, tregoi se kishte frikë se Thompson do ta vriste kur e merrte pasqyrën për ta goditur atë në kokë.|Gazeta Alo