Fjalë Kyçe

Kjo është vajza nga Skenderaj që ka emrin Madeleine Albright

Kjo është vajza nga Skenderaj që ka emrin Madeleine Albright

Për dallim nga qytetarë të shumtë që sot po kanë mundësi të takojnë ish-sekretaren amerikane Madeleine Albright meqë po qëndron në Kosovën në 20 vjetorin e çlirimit, është një tjetër vajzë që mban po të njëjtin emër e që sot nuk arriti ta takojë, mirëpo deri tani dy herë e ka takuar.

Madeleine Albright Geci nga Skenderaj ka folur për Klan Kosova rreth ndjenjës që ndan emrin e njëjtë me “Zonjën e Rëndë”.

“Ndihem tepër krenare që përtërij një emër të një zonje të madhe si Madeleine Albright, ndihem e privilegjuar”.

“E mbaj me shumë krenari dhe ndihem e veçantë pasi ish-sekretarja Madeleine Albright është grua e fortë dhe kam lexuar shumë gjëra për personalitetin e saj, si një grua e fortë dhe besnike për vendin e vet dhe popullin tim”.

Madeleine kosovare ka folur edhe rreth takimit me zonjën amerikane.

“Madeleinen e kam takuar herën e parë në moshën 5 vjeçare, atëherë kam qenë e vogël që të dijë diçka për të pos pastaj kam lexuar dhe kam mësuar për të, herën e dytë e kam takuar në moshën 13 vjeçare”.

“Shpresoj që ta takoj sërish. Si të më ofrohet mundësia vendin e parë që do ta vizitojë është Amerika dhe atje do të kërkoj të takoj zonjën Albright”, deklaroi Madeleine Albright Geci.

E babai i vajzës, Halil Geci ka treguar se pse ia la këtë emër vajzës.

“Madeleine më kujton kohën e luftës, ma kujton fjalimin e saj të fuqishëm për ndalimin e gjenocidit serb, sa herë që e thërras rrëqethem pasi me kthen në kohën tonë të vështirë. Kur e thërras më duket se e thërras lirinë”.

Madeleine e pyetur nëse do të ndjek rrugën e “Zonjës së Rëndë” sa i përket politikës tregoi se është duke studiuar gjuhën angleze dhe se nuk ka dëshirë t’i hyjë politikës.