Fjalë Kyçe

Krijesa mistike: Përbindëshi i liqenit Loh Nes

Krijesa mistike: Përbindëshi i liqenit Loh Nes

Sipas folklorit skocez dhe besimit popullor, përbindëshi (Nesi) është krijesë mistike e cila tërheq fëmijët e vegjël në varrezën ujore duke i detyruar që të lundrojnë mbi kurrizin e tij, trasnmeton Gazeta Metro.

Përbindëshi i Loh Nesit është bërë i popullarizuar kur tregimi i një dëshmitari okular u bë lajmi kryesor. Për ekzistencën e tij nuk ka fakte të fuqishme, pos një fotografie, për të cilën nuk mund të konstatohet a është e vërtetë apo montazh.

Legjenda e përbindëshit të Loch Ness zë fill nga Mesjeta por ka njohur një entuziazëm të vërtetë gjatë këtyre dy shekujve të fundit. Ka më shumë se një mijë dëshmi lidhur me paraqitjen e këtij përbindëshi në këtë liqen, me qindra foto ashtu si dhe me dhjetëra video (me pak fjalë prova të shumta). Sipas informacioneve që janë në dispozicion deri më sot, kafsha është fizikisht e afrueshme me zvarranikët detarë të epokës së Jurasik.

Shumë kërkime janë ndërrmarrë por kushtet e vështira për shfrytëzimin e liqenit skocez, eksplorimin e tij , kanë bërë që t’i japin fund kërkimeve dhe një përfundim.