Fjalë Kyçe

Mbijeton foshnja më e vogël në botë, u lind vetëm 245 gramë

Mbijeton foshnja më e vogël në botë, u lind vetëm 245 gramë

Në një spital në San Digeo është lindur një vajzë e cila besohet të jetë bebja më e vogël në botë.

Pesha e këtij fëmije që arriti të mbijetojë ishte vetëm 245 gramë në momentin kur u lind.

“Vajza e emëruar Saybie u lind në javën e 23-të e tre ditë, dhe pas qëndrimit për 5 muaj në kujdesin intensive neonatal, tashmë peshon 2 kg”, tha spitali Sharp Mary Birch në një deklaratë shkruan The Guardian.

Familja e vajzës ka pranuar që të bëjë publik këtë rast, por se kanë preferuar të mos u përmendet emri.

Sabye është renditur si fëmija më i vogël në botë, bazuar në regjistrin e përpiluar nga Universiteti i Iowas, tha spitali.