Fjalë Kyçe

NASA “zbulon” asteroidin prej floriri, do bënte çdo njeri në Tokë milioner

NASA “zbulon” asteroidin prej floriri, do bënte çdo njeri në Tokë milioner

Nasa ia ka vënë syrin një asteroidi jo shumë larg nesh, i cili siç thotë shtypi britanik, ka mjaftueshëm flori sa për ta bërë çdo njeri në Tokë milioner. Psyche 16 ndodhet mes orbitave të Marsit dhe Jupiterit dhe përbëhet nga metal i ngurtë. Pjesa derrmuese është ar, por objekti misterioz është i ngarkuar dhe me platin, hekur e nikel.

Në total, vlerësohet se metalet e Psyche arrijnë vlerën 8,000 quadrilionë paundë. Që do të thotë se nëse do ta merrnim në Tokë, do t`i dërrmonte çmimet dhe do ta çonte drejt kolapsit ekonominë botërore me vlerë 59.5 trilionë paundë. Psyche nuk është i panjohur për shkencëtarët, por vetëm së fundi është tërhequr vëmendja tek potencialet e jashtëzakonshme të tij. Scott Moore, që drejton kompaninë minerare EuroSun Mining, thotë se vetëm sasia e arit në asteroid do të conte në conte industrinë e floririt.

“ Titanët e floririt kontrollojnë sot me qindra zona prodhuese nëpër botë. Por ajo çfarë sjellin ata çdo vit në tregun ndërkombëtar, nuk krahasohet me atë që gjendet në hapësirë”, tha ai për Oil Price. Nasa do të nisë një mision verën e vitit 2022 përmes të cilit do të tentohet afrimi me trupin e rrallë qiellor.