Fjalë Kyçe

Në shtëpinë e Rudina Xhungës, si e priti familja e saj 2019-ën

Në shtëpinë e Rudina Xhungës, si e priti familja e saj 2019-ën

Vila 24, emisioni i mëngjesit e ka nisur vitin 2019 në shtëpinë e gazetares Rudina Xhunga, e cila ka hapur derën për të pritur News24 dhe ndarë me publikun disa emocione dhe ritualin e ditës së parë të vitit.

Rudina është shfaqur me bashkëshortin e saj Dritan Hila, nënën e tij, vajzën Alanën dhe mbesat, ndërsa ka treguar për byrekun me lekë, një gatim tradicional i kësaj dite.

Në një atmosferë festive, me dekor që e tregonte më së miri se jemi ende në festa, Rudina e qeshur ka pritur moderatoren e Vila24 Androniki Kolka duke i treguar shumëçka nga jeta që nuk i kemi ditur. Ajo rrëfeu marrëdhënien me vjehrrën dhe vendin që zë puna në familjen e saj. Për më tepër ndiqni specialen e Vila24.