Fjalë Kyçe

Shigjetar kujdes me emocionet, bricjap me shpenzimet, luanët kujdes me dashurinë

Shigjetar kujdes me  emocionet, bricjap me shpenzimet, luanët kujdes me dashurinë

Dashi
21.03-20.04

Bëhuni më real kur është fjala për përmbushjen e qëllimeve tuaja. Edhe pse nuk do të arrini të kryeni një projekt të madh, mund të bëni përparim mbresëlënës. Përkushtohuni më shumë në punë. Shmanguni kolegëve që bëjnë thashetheme. Vendosni një mbishkrim ‘mos pengo’ në derën e zyrës suaj. Shefi juaj do të çmojë këtë, por do të ishte më mirë që ju të vendosni të qëndroni në pozitën ku jeni.

Demi
21.04-20.05

Një mik i juaji i ngushtë mund t’ju sjellë në një situatë të bezdisshme. Ju thjeshtë nuk po ndiheni të gatshëm të diskutoni një çështje personale. Është më mirë të ruani energjinë tuaj sesa të bëheni zemërgjerë. Kohëve të fundit, disa njerëz kanë provuar të ju kërkojnë mbështetje. Është koha t’u thoni njerëzve që doni se duhet të jeni më të pavarur. Inkurajoni ata që të punojnë për veten derisa jeni duke u kujdesur për zemrën tuaj të thyer.

Binjakët
21.05-20.06

Jeni një tip që bëheni konfuz kur është fjala për ndërrim komande në punës. Është e vështirë ta dini se prej kujt do të merrni urdhra. Nëse dikush ju akuzon se nuk keni qenë mjaft komunikues, shpjegojuani arsyen pse po ndiheni konfuz. Mos shpenzoni energji duke ju rrëfyer njerëzve aktivitetet tuaja. Keni shumë punë për të bërë. Përveç kësaj, kur u tregoni shefave prioritetet tuaja, do të ketë edhe rivalë që ankohen.

Gaforrja
21.06-20.07

Një çështje ligjore po ju shkakton pasiguri e tension. Dëshironi ta dini se ku jeni. Por kjo gjë aktualisht nuk është e mundur kështu që është më mirë të ndryshoni fokusin. Nuk keni shumë kohë për të mësuar kështu që pse nuk e angazhoni veten me punë? Nëse jeni të papunë keni rastin të gjeni diçka që ka të bëjë me industrinë e argëtimit. Nëse punoni në ndonjë teatër, galeri ose organizim koncertesh, do të ndiheni mjaft të sfiduar.

Luani
21.07-20.08

I dashuri juaj po luan lojë herë të nxehtë e herë të ftohtë dhe kjo po ju zemëron. Keni nevojë të siguroheni për dashurinë e tij. Në vend se t’u përgjigjeni urdhrave të tij si një kafshë e trajnuar, bëni disa ndryshime. Pastroni tollovinë në dhomën e gjumit. Pas kësaj, do ta keni më lehtë të vendosni prioritetet. Është shumë e rëndësishme për ju të ndiheni të përkëdhelur. Trajtojeni mirë veten, në vend se të prisni që të tjerët ta bëjnë këtë.

Virgjëresha
21.08-20.09

Detajet e një marrëveshjeje që keni bërë janë mjaft të errëta dhe pavarësisht se sa do ta kërkoni një sqarim, nuk do ta merrni. Faktikisht, sa më shumë që kërkoni, aq më të zemëruar do të jenë pjesa tjetër e grupit. Kjo nuk sjell ardhmëri fort të ndritshme. Vendoseni energjinë në punë derisa prisni për përgjigje. Ndërkohë, mund t’u përkushtoheni çështjeve shpirtërore.
Peshorja
21.09-20.10

Nuk është e shëndetshme të qëndroni shumë ulur. Është mirë të keni më shumë aktivitet fizik. Edhe nëse ju mundon mendimi i tendosjes, është më mirë të ecni pak nëpër rrugë. Konfliktet për para nuk do të jenë produktive. Do të ishte më mirë të injoroni letrat dhe telefonatat e të tjerëve derisa të qetësoheni për veten. Megjithëse keni dëshirë të arrini kompromis, nuk duhet të lejoni të abuzoheni.
Akrepi
21.10-20.11

Nuk është praktike të largoheni nga puna. Megjithëse jeni duke kaluar kohë të mirë në apsketin romantik, duhet të mendoni edhe për faturat. Obligojeni veten të punoni më shumë. Keni disa njerëz me të cilët duhet te sqaroheni. Bëhuni më të durueshëm dhe pavarësisht se sa zgjasin procedurat, kryeni obligimet tuaja. Qëndroni të qetë në sy të kritikës.

Shigjetari
21.11-20.12

Është vështirë të menaxhoni emocionet. Preferoni të jetoni vetëm por nganjëherë është vështirë t’i rezistoni dashurisë. Keni frikë të jepni gjithçka për një romancë. “Kjo do të mund të ishte një “revolucion”. Lidhuni me dikë që do të ju japë mësime të vlefshme. Është e rëndësishme të mbështeteni te një person që mund t’i besoni.

Bricjapi
21.12-20.01

Mbani shpenzimet në minimum. Mund të keni disa rezerva të parave të gatshme, por rezervat emergjente do të shpenzohen. Për fat të mirë, disa punë shtesë do të ju vijnë shpejt, duke ju ndihmuar të mbaheni mirë. Ju mund të dëgjoni se flitet për një punë të madhe të re me një koleg ose ish partner romantik. Megjithatë, është e rëndësishme t’u rezistoni lukseve të shtrenjta, ose do të ju duhet të luftoni me borxhe. Nëse vërtetë dëshironi një veshje të shtrenjtë, prisni deri në fund të sezonit, kur mund ta blini për gjysmën e çmimit.

Ujori
21.01-20.02

Financat janë mjaft të çrregullta. Keni shumë kredi për të paguar. Vini vetes një program strikt të pagesave. Kjo do të ju ndihmojë të jetoni me më pak buxhet. Kur të paguani faturat, do të keni rast të trajtoni veten me më shumë kujdes. Ndërkohë, duhet të gjeni diçka për t’u motivuar. Duhet të gjeni një pozitë që shpreh talentin tuaj dhe të mos vraponi pas punëve të rënda.
Peshqit
21.02-20.03

Jeni duke dërguar sinjale të përziera te një person që ju do. Nga njëra anë jeni duke u treguar të llastuar, e nga ana tjetër po ndiheni të ngulfatur nga ndjenjat. Kanalizoni energjinë në ndonjë kurs apo studim. Do t’ju duhet kohë të përfitoni aftësi të reja por jeni gati për sfidën. Ndiqni këshillën e një instruktori lidhur me rutinën. Është koha ta merrni seriozisht zhvillimin e talentit tuaj.