Fjalë Kyçe

Studimi: Nëse e pini këtë lloj kafeje, cilësoheni psikopat

Studimi: Nëse e pini këtë lloj kafeje, cilësoheni psikopat

Një studim ka lidhur preferencat e shijes së hidhur me tiparet e personalitetit antisocial.

A e pini kafenë tuaj me ngjyrë të zezë? Sipas disa titujve që po qarkullojnë në internet, preferenca e tillë mund t’iu rangojë në listën e psikopatëve, transmeton lajmi.net.

E njëjta gjë ndodh me personat që pëlqejnë të hidhura ushqimet dhe pijet siç janë uji tonik, kaleja, brokoli dhe rrepkët.

Studimi u publikua fillimisht më 2016-ën. Por, pas disa shqyrtimeve të mëtutjeshme, autorët nga Universiteti i Inssburk i Austrisë, cilësuan se mund të ekzistoj një lidhje e mundshme në mes shijeve të hidhura dhe personalitetit të ç’rregulluar të një psikopati.

Studimet e mëparshme kishin treguar, për shembull, se njerëzit me preferenca të larta ndaj ushqimeve të ëmbla kishin gjithashtu më shumë gjasa të kishin nivele të neuroticizmit.

Neurocitizmi është një term psikologjik i cili përkon me personat që karakterizohen më së miri me tiparin e kundërshtueshmërisë ndaj argumenteve të të tjerëve.