Fjalë Kyçe

Sulmohet nga qeni, vdes 10 vjeçari

Sulmohet nga qeni, vdes 10 vjeçari

Një fëmijë 10 vjeç humbi jetën pasi u sulmua nga një qen bulldog. Ngjarja ndodhi në një park në Britani pak para orës 5, të ditës së djeshme.

Personat që ishin të pranishëm njoftuan menjëherë policinë dhe ambulancën, por i mituri ndërroi jetë në vend. Ndërkohë filluan kërkimet për gjetjen e qenit dhe pronarin e tij.

Më vonë policia arrestoi një 28-vjeçare, me dyshimin se kishte një qen të rrezikshëm.