Fjalë Kyçe

Vajza pa zorrë të trashë merr komente negative për fotot me bikini

Vajza pa zorrë të trashë merr komente negative për fotot me bikini

Një vajzë 24 vieçare jeton pa zorrën e trashë, me një qeskë kolostomie. Pavarësisht kësaj, ajo poston foto prej modeleje me bikini dhe nuk i merr parasysh komentet e shumta negative.

Ajo ishte 20 vjeçe, duke vazhduar shkollën e lartë si një vajzë normale, kur papritur nsi të ndiejë dhimbje të mprehta në bark e në shpinë, të cilat i përsëriteshin 20 herë në ditë.

Ajo u diagnostikua me kolit ulcerativ dhe pas katër vitesh i hoqën zorrën e tr ashë. Katër vitet që pasuan kanë qenë më të vështirat për të, për shkak të operimeve të shumta, por ajo nuk u dorëzua.

Sasha Kudelina, nga Shën Pjetërburgu i Rusisë, nisi një blog dhe nisi të flasë për jetën e saj para dhe pas operimit. Ajo postonte me kënaqësi foto me bikini, edhe pse i dukej qeska e kolostomisë. Disa prej komenteve ishin shumë negative. Arrinin deri aty sa t’i thoshin që trembte fëmijët. Por Sasha e ka ndarë mendjen që jeta është e bukur për t’u shijuar edhe ashtu siç është, ndaj nuk lejon të ndikohet.