Fjalë Kyçe

Zbulohet smeraldi unik dhe masiv në Rusi

Zbulohet smeraldi unik dhe masiv në Rusi

Një smerald me peshë 1.6 kilogramë është gjetur në Rusi.

Guri i çmuar është më i madh i zbuluar në 30 vjetët e fundit. Guri mendohet se ka një vlerë deri në 500.000 dollarë.

Kristali i rrallë, që ka një madhësi dhe formë unike, u gjet në një thellësi 260 metra në Malyshevsky.

Vitin e kaluar kompania “Rostec” gjeti një gur me peshë 1.5 kg në të njëjtën minierë.

Ndërsa smeraldi me peshën më të madhe prej 2 kg është gjetur në vitin 1990.

Miniera e Malyshevskit është depozita më e madhe e smeraldit në Evropë.

Ajo përpunon 94.000 tonë minerale në vit, përfshirë gurët e çmuar./oranews