Fjalë Kyçe

Aktori i paraqiti shqiptarët si kriminelë por ja si i kundërpërgjigjen ata

Aktori i paraqiti shqiptarët si kriminelë por ja si i kundërpërgjigjen ata

“Shqipëria nuk është vend i rrezikshëm”, është parulla e një videoje, e cila për motiv ka kundërpërgjigjen e portretizimit të shqiptarëve si kriminelë në prodhimet kinematografike hollivudiane.

Një përshkrim të tillë e ka bërë edhe aktori i famshëm në filmin “Taken”, ndërsa pasqyronte shqiptarët si kriminelë dhe rrëmbyes femrash për t’i shitur ato për prostitucion, transmeton lajmi.net.

Në kundërpërgjigje për këtë, një grup shqiptarësh kanë realizuar një video, përmes së cilës kundërshtojnë këto stigmatizime për shqiptarët në sytë e shteteve të perëndimit.

“Shqipëria nuk është një vend i rrezikshëm është mesazhi i videos”, e cila paraqet bukuritë natyrore të Shqipërisë dhe e fton yllin e njohur që të vizitojë këtë vend.

Videoja është shpërndarë nga një kanal në Youtube, i identifikuar si “Active Albania”, ndërsa më pas është publikuar edhe nga kryeministri aktual i Shqipërisë, Edi Rama, i cili përkrahë iniciativën.

“TAKEN by Albania Samiti i Dytë i Diasporës është në prag #ForcaShqipëria”, ka mbishkruar Rama, krahas videos.

Një paragjykim të tillë për popullin shqiptar jo shumë larg e kishte bërë edhe produksioni ‘Marvel’, i cili në kuadër të telenovelës amerikane ‘Daredevil’, përkatësisht në sezonin e 3-të, paraqet një grup shqiptarësh në burg si kriminelë dhe të infiltruar me një grup tjetër kriminal rus.