Fjalë Kyçe

Ka nisur puna për një film holivudian për Michael Jacksonin

Ka nisur puna për një film holivudian për Michael Jacksonin

Tregimi për Michael Jacksonin është nisur për në Hollywood nga producenti që ka ndihmuar për të bërë filmin “Bohemian Rhapsody”, kanë raportuar mediat të premten.

“Deadline”, “Variety” dhe “Hollywood Reporter” thanë se producenti Graham King ka siguruar të drejtat, përfshirë edhe muzikën, nga prona e Jacksonit për të bërë një film të metrazhit të gjatë për jetën e këngëtarit të hitit “Thriller”, trashëgimia e të cilit është nxirë nga pretendimet për abuzime seksuale me të mitur, raporton Reuters.

Filmi pritet të rrëfejë rrugëtimin e Jacksonit nga ylli si fëmijë e deri tek ikona globale që ka përfunduar me vdekjen e tij më 2009 në moshën 50 vjeçare nga përdorimi i tepruar i barërave për gjumë disa javë para nisjes së koncertit të paralajmëruar rikthyes, transmeton Koha.net.

“Deadline”, duke u thirrur në burime anonime, thotë se filmi “nuk ka për qëllim të pastrojë rrjedhën” e jetës së Jacksonit.

“Deadline” tha se skenari për filmin e Jacksonit do të shkruhet nga John Logan, i cili njihet për filmin e famshëm, “The Aviator”. Ndërkaq, nuk janë bërë të ditura detajet tjera, si kasti, data e lansimit apo studioja filmike.