Fjalë Kyçe

Kështu iu kundërpërgjigjet mediave serbe Ramë Lahaj

Kështu iu kundërpërgjigjet mediave serbe Ramë Lahaj

Në ditëlindjen e 11-të të Kosovës, Ramë Lahaj publikoj një videoklip i cili alarmoi serbët.

Më 17 shkurt, në 11 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, tentori Ramë Lahaj, publikoi këngën “Rrjedh në këngë e ligjërime”, videoklipi i së cilës i është kushtuar Ushtrisë së Kosovës, shkruan lajmi.net.

Pas publikimit të kësaj kënge, kanë reaguar edhe mediet serbe, “Telegraf.rs” thotë se tenori dëshiron që kjo këngë të jetë ‘një mesazh shprese’.

Titulli i mediumit serb ishte “Këngëtari shqiptar ka bërë spot të mërzitshëm me këngë në rastin e 11 vjetorit të Pavarësisë së vetshpallur të -Kosovës. Madhështia e terroristëve dhe Ushtrisë së Kosovës. Ai ka thënë se dëshiron që kjo këngë të jetë “mesazh i shpresës”.

Ndërsa nuk ka munguar reagimi i Ramë Lahajt i cili iu është kundërpërgjigjur mediave serbe me një tjetër video në të cilën shihen Ushtria e Kosovës duke parakaluar me rastin e 11 vjetorit të shtetit.

“Shqiptarët e mi të dashtun…🇦🇱🇽🇰 Këto ditë më kemi dhanë kënaqësi të jashtëzakonshme dhe ma keni mbush shpirtin me komente, urime e bekime tuaja.  Ju faleminderit nga zemra!  E kam filluar këtë projekt për t’i kujtuar të gjithë që shpresën, krenarinë e dashninë për vendin nuk na e kanë humbur dot as pushtuesit e nuk do të arrijnë kurrë të na e humbin as ata që duan të bëjnë pazare për kufijtë tanë të shenjtë, sepse çdo pëllëmbë e tyre është e larë me gjak. Shpresën nuk keni me na e zbehë! Ne e duam Kosovën dhe nuk do të ikim, po një ditë do ta sjellim aty ku e ka vendin. Ne do t’i bëjmë krenarë gjeneratat e reja që janë plot jetë e që po i dëshmojnë botës se jemi rinia më e shëndosh e kreative në botë.Këtë video po ua postoj si përgjigjen më të mirë, gazetarëve serbë që portreti i ushtarit tim e çizmet e reja u paskan pengue…. ne jemi shumë… e gati për t’a mbrojt vendin siç kemi bo nder shekuj.

Nga zemra do të falënderoja miqtë e mi Bes & Bled Bujupin të cilët e kuptun mesazhin dhe realizuan videon me mjeshtërinë e tyre. Po ashtu kameramanëve fantastikë Arton Krasniqit e Latif Hasollit.

I juaji përgjithmonë. Rame Lahaj”, ishte reagimi i tanorit shqiptar në Instagram.

 

 

View this post on Instagram

 

Shqiptarët e mi të dashtun… 🇦🇱🇽🇰 Këto ditë më kemi dhanë kënaqësi të jashtëzakonshme dhe ma keni mbush shpirtin me komente, urime e bekime tuaja. Ju faleminderit nga zemra! E kam filluar këtë projekt për t’i kujtuar të gjithë që shpresën, krenarinë e dashninë për vendin nuk na e kanë humbur dot as pushtuesit e nuk do të arrijnë kurrë të na e humbin as ata që duan të bëjnë pazare për kufijtë tanë të shenjtë, sepse çdo pëllëmbë e tyre është e larë me gjak. Shpresën nuk keni me na e zbehë! Ne e duam Kosovën dhe nuk do të ikim, po një ditë do ta sjellim aty ku e ka vendin. Ne do t’i bëjmë krenarë gjeneratat e reja që janë plot jetë e që po i dëshmojnë botës se jemi rinia më e shëndosh e kreative në botë. Këtë video po ua postoj si përgjigjen më të mirë, gazetarëve serbë që portreti i ushtarit tim e çizmet e reja u paskan pengue…. ne jemi shumë… e gati për t’a mbrojt vendin siç kemi bo nder shekuj. Nga zemra do të falënderoja miqtë e mi Bes & Bled Bujupin të cilët e kuptun mesazhin dhe realizuan videon me mjeshtërinë e tyre. Po ashtu kameramanëve fantastikë Arton Krasniqit e Latif Hasollit. I juaji përgjithmonë Rame Lahaj —————————————————————-My dear Albanians… These days you have given me extraordinary pleasure and you filled my soul with your comments, congratulations and blessings. Thank you from the bottom of my heart! I started this project to remind everyone that invader couldn’t take from us the hope, the pride and the love for our country. The same can’t do even those who want to make bargains with our sacred borders, because every inch of them is covered in blood. You can’t take our hope! We love Kosovo and we will not leave, but one day we will bring it to where it belongs. We will make proud new generations that are full of life and they are witnessing to the world that we are the most healthy and creative youth in the world. I am posting this video as the best answer for Serbian journalists who didn’t liked my soldier and new boots…. we are many … and ready to defend the country as we did for centuries. From the bottom of my heart I want to thank my friends Bes & Bled Bujupi, Arton Krasniqi and Latif Hasolli for their work on the video.

A post shared by Rame (@ramelahaj) on