Fjalë Kyçe

Mbyllet Bienalja e Venecias

Mbyllet Bienalja e Venecias

Është mbyllur parakohe Bienalja e Venecias, e cila nisi në muajin maj, më saktësisht më 09.05.2019.
Nga lajme zyrtare prej autoriteteve të Bienales së Venedikut, bëhet e ditur se Pavijoni i Republikës së Kosovës është mbyllur.

Në një njoftim zyrtar për media, thuhet se “ne do t’ju lajmërojmë ditët në vijim se kur do të rihapet”.
Në një tjetër njoftim nga mediat e huaja, thuhet se e gjithë Bienalja e Venecias është detyruar të mbyllet. Kjo për shkak të kushteve atmosferike, dhe motit me shumë shi, raporton Koha.net
Kryebashkiaku i Venecias, Luigi Brugnaro raportohet të ketë thënë se për shkak të ndryshimeve klimatike të papritura, atje ka edhe përmbytje.

Situatën në vend ai madje e ka konsideruar “katastrofë”. Nga përmbytjet raportohen edhe persona të vdekur.
Një tjetër zëdhënëse e Bienales së Venecias konfirmoi mbylljen e ekspozitës kryesore në Giardini dhe Arsenale së bashku me pavionet kombëtare në të dy vendet.

“Shpresojmë që të gjitha aktivitetet të hapen nesër,” tha ajo.
Bienalja e Venecias parashihej të mbyllej më 24.11.2019.
Ky është edicioni i 58-të i Bienales së Venecias.