Fjalë Kyçe

Rama uron Kadarenë për titullin “Legjion i Nderit” ndarë nga Macron

Rama uron Kadarenë për titullin “Legjion i Nderit” ndarë nga Macron

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka uruar shkrimtarin e madh shqiptar, Ismail Kadare për titullin që iu nda sot nga Presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

“Urdhëri Kombëtar i Legjionit të Nderit, themeluar nga Napoleon Bonaparti më 1802, duket sikur e ka në gjenezën e vet çka shkruan Ismaili mbi “ligjet e tjera” dhe edhe pse specifikisht frëng, ai urdhër botërisht i mirënjohur e admiruar, i përket tërë botës”, është shprehur Rama.

“Nën ato “ligje”, prej mëse 23 vitesh Franca e ka adoptuar e ngjitur shkrimtarin shqiptar në shkallët e shoqërisë prestigjioze kalorsiake të Legjionit të Nderit, ku ajo rradhit ata që më fort respekton në këtë rruzull. Dhe sot Ismail Kadareja është ngjitur në shkallën e Oficerit të Madh të këtij urdhëri – kështu ai bëhet pjesë e një rrethi fare të ngushtë personalitetesh me këtë titull, në mbarë botën”.