Fjalë Kyçe

“Rruga e portave” në Rehovë, destinacioni që ruan traditën shekullore

“Rruga e portave” në Rehovë, destinacioni që ruan traditën shekullore

Rehova, një prej perlave të Kolonjës dhe një thesar ende i pazbuluar është destinacioni turistik i cili ofron për vizitorët traditën, historinë dhe mikpritjen.

“Rruga e portave” në Qendrën Historike të Rehovës, është destinacioni kulturor i cili nuk duhet humbur. Është destinacioni i veçantë që ruan gjurmët e traditës shekullore të Rehovës.

Në pjesën e vjetër të fshatit Rehovë shihet “Rruga e Portave” ku një nga gjërat karakteristike që vihet re lehtësisht janë portat e shtëpive në rrugët me kalldrëm, të cilat në një pjesë të madhe të tyre ruajnë karakteristikat e punimit nga mjeshtrat rehovarë si dhe kohën kur janë ndërtuar, që daton deri në fillim të shekullit 20.

Fshati i Rehovës është i njohur në të gjithë vendin për artizanatin, mikpritjen, gatimet e veçanta, bukuritë dhe trashëgiminë e pasur, të ruajtur deri në ditët e sotme.

Rehova piktoreske, e cila shtrihet në rrëze të malit të Gramozit, është përzgjedhur në 100 fshatrat model dhe do krijoj të njëjtin itinerar si Voskopoja, duke i dhënë këtij fshati një zhvillim të ri turistik e ekonomik, përmes rijetëzimit të vlerave që mbart si për turistët vendas por dhe për turistët e huaj. /a.a/j.p/A.T.SH./ KultPlus.com