Fjalë Kyçe

Tenori Ramë Lahaj me koncert në Prishtinë

Tenori Ramë Lahaj me koncert në Prishtinë

Tenori kosovar me famë botërore Ramë Lahja do të performojë me 1 gusht 2019, në Prishtinë së bashku me miqtë e tij. Koncerti i Lahajt & Frends do të mbahen në mbrëmjen së enjtes tjetër duke filluar nga ora 20:30  në sheshin “Skënderbeu”.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë Lahaj përmes llogarisë së tij në rrjetin social Facebook.

“Të dashur bashkatdhetarë, me kënaqësinë më të veçantë ju njoftoi se me datën 1 gusht 2019, në orën 20:30, në Sheshin Skënderbeu në Prishtinë, do të mbajnë koncertin Rame Lahaj & Friends. Ju ftoj të gjithëve, ju adhurues të muzikës serioze, por poashtu edhe ju që keni qejf ta përjetoni si përvojën e parë, të vini ta shijojmë të gjithë së bashku”, ka shkruar Lahaj.