Fjalë Kyçe

Vdes komediani John Witherspoon

Vdes komediani John Witherspoon

Aktori dhe komediani stand-up John Witherspoon vdiq në moshën 77-vjeçare.

Publiku është i njohur për rolin e William Jones në ekskluzivitetin “Friday”, por edhe për huazimin e zërit të tij në serinë e animuar “The Boondocks”.

Witherspoon ndërroi jetë dje në shtëpinë e tij në Los Anxhelos, transmeton KosovaPress.

“Me trishtim të thellë ju informojmë se burri dhe babai ynë, John Witherspoon, vdiq në shtëpinë e tij në Sherman Oaks në moshën 77-vjeç,” tha familja në një njoftim për publikun.