Fjalë Kyçe

Anëtarësohet në ISIS, arrestohet shtetasja gjermane

Anëtarësohet në ISIS, arrestohet shtetasja gjermane

Një zyrë e prokurorit federal ka arrestuar sot një shtetase gjermane me akuzën se është anëtare e një organizate terroriste dhe dyshohet se është anëtarësuar në të ashtuquajturin Shtet Islamik në Siri.

Sipas prokurorit, Zibel H. gjithashtu përballet me akuza për krime lufte dhe armëmbajtje, transmeton KosovaPress.

Ajo dyshohet se udhëtoi me burrin e saj në Siri në vitin 2016 për t’u bashkuar me ISIS, si dhe kishte përfunduar në Mosul, Irak, ku ata jetuan në një shtëpi me pronësi të Shtetit Islam.

Ajo raportohet se ka punuar me burrin e saj në një spital të ISIS-it si infermiere derisa ajo organizatë filloi të shkatërrohet në vitin 2017, kur ata ikën në veri, ku u kapën në zonën e kontrolluar nga kurdët.

Prokuroria gjermane nuk pranoi të zbulojë informacione të mëtejshme rreth saj dhe bashkëshortit të saj.