Fjalë Kyçe

Irani, sulm me raketa në bazën amerikane në Irak, 11 ushtarë të plagosur

Irani, sulm me raketa në bazën amerikane në Irak, 11 ushtarë të plagosur

“Prej sulmit me raketa nga ana e Iranit mbi bazën Al-Asad në Irak ka patur 11 amerikanë të plagosur”, – kjo është  deklaruar nga forcat e koalicionit anti ISIS duke kundërshtuar në kētë mënyrë Pentagonin se sulmi i 8 janarit nuk kishte shkaktuar viktima apo të plagosur.

“Disa prej të plagosurve u transportuan në Gjermani dhe Kuvajt ku janë duke u trajtuar”, – thuhet në deklaratë.

Presidenti Trump menjëherë pas sulmit të kryer nga Irani në shenjë hakmarrje për vrasjen e gjeneral Souleimanit, kishte siguruar se nga goditja me raketa nuk kishte të vrarë apo të plagosur nga ushtarët amerikanët.

Një dyzinë me raketa goditën bazat ajrore ‘al-Asad’ dhe ‘Irbil’ në Irak, në të cilat janë vendosur trupat amerikane, gjermane, franceze dhe italiane. Mediat ndërkombëtare raportuan se, sulmi u krye rreth orës 01:30 me orën lokale.

Presidenti amerikan Trump iu drejtua popullit amerikan me fjalët: Amerika është shumë e fortë. Ne kemi armë të tilla që asnjë nuk i ka por nuk duam ti përdorim.