Fjalë Kyçe

Kamerat e sigurisë së një shtëpie kapin sekondat e fundit të udhëtimit fatal të Bryant

Kamerat e sigurisë së një shtëpie kapin sekondat e fundit të udhëtimit fatal të Bryant

Një kamerë sigurie e një shtëpie e ka xhiruar audion e sekondave të fundit të fluturimit të helikopterit të Kobe Bryant, përderisa pajisja po rrëzohej në një kodër në Los Angeles të Kaliforninë.


Ronna Leavitt, pronarja e shtëpisë, ia dërgoi klipin 43-sekondësh hetuesve të rastit, pasi që kamerat e saj të sigurisë e xhiruan audion e momenteve të fundit të udhëtimit tragjik të helikopterit, transmeton Gazeta Express.

Helikopterit Sikorsky S-768 mund të dëgjohet duke bërë zhurmë të çuditshme teksa kalonte mbi shtëpinë në fjalë, para se të rrëzohet me një zhurmë të mbytur dhe pastaj audio mbetet pa zhurmë.

Ky incizim u bë në orën 9:45 të mëngjesit – që përputhet me kohën kur u rrëzua helikopteri i Kobe Bryant.
Pesë-herë kampioni i NBA vdiq të dielën pas rrëzimit të helikopterit me të cilin po udhëtonte. Ai po udhëtonte me vajzën e tij dhe disa shokë, përkundër mjegullës që e kishte kapluar atë pjesë të Los Angelesit.

Autoritetet deri më tani i kanë identifikuar katërt nga nëntë trupat, përfshirë këtu atë të Kobe Bryant, në rrënojat e helikopterit përmes shenjave të gishtërinjve, ndërsa vajza e tij 13-vjeçare Gianna nuk është identifikuar ende. Mjekët ligjorë i nxorën nga vendi i ngjarjes tre trupa të hënën në mbrëmje, ndërsa gjashtë të tjerë ditën vijuese.

Të martën në mbrëmje, hetuesit treguan se si besojnë ata se u rrëzua helikopteri, duke i detajuar momentet finale të fluturimit që ka tronditur botën e sportit për shkak të reputacionit global të ish-basketbollistit të LA Lakers.

Bordi Kombëtar për Siguri në Transport (NTSB) ka bërë të ditur se helikopteri Sikorsky S-76 B me dy motorë kishte tentuar të ngjitet për t’iu shmangur një shtrese resh, gjë për të cilën piloti Ara Zobayan mori leje nga kontrolluesit e trafikut ajror, para se ta bënte një kthesë të fortë në ta majtë duke u rrëzuar.

Nga ai moment, NTSB beson se helikopteri ra poshtë me shpejtësi rreth 40 kilometra në orë dhe u përplas në një kodër 60 sekonda më vonë, duke shpërthyer në flakë menjëherë.

“Ne e dimë se helikopteri u përplas me shumë energji në tokë”, tha anëtarja e NTSB, Jennifer Homendy, duke shtuar se helikopteri kishte qenë në një pjesë para se ta godiste tokën.

Homendy tha se retë, mjegulla dhe dukshmëria e dobët të raportuar në zonë të dielën janë detaje kyçe në këtë hetim, që do të zgjasë të paktën një vit për t’u kompletuar.

Helikopteri nuk ishte i pajisur me ndonjë sistem paralajmërues për terrenin, që do të mundë të alarmonte pilotin se helikopteri ishte shumë afër me kodrën. Ai s’kishte as kuti të zezë, pasi që për atë lloj helikopteri nuk kërkohej një gjë e tillë. Kutia e zezë do ta bënte më të lehtë të kuptoheshin rrethanat e aksidentit.

Një mesin e gjërave që u shpëtuan nga vendi i ngjarjes ishte një iPad, që hetuesit shpresojnë të ketë qenë i pilotit për informata lidhur me motin dhe rrugëtimin e fluturimit.

Zyrtarët e NTSB-së gjithashtu i lajmëruar të afërmit e të vdekurve për detajet e reja përmes telefonit të martën, mirëpo nuk zbuluan se çfarë iu ishte thënë atyre apo kush kishte marrë pjesë në atë telefonatë.