Fjalë Kyçe

Macroni përplaset me policinë izraelite në Jerusalem

Macroni përplaset me policinë izraelite në Jerusalem

Presidenti francez, Emmanuel Macorn, është përplasur me policinë izraelite gjatë një shëtitje në qytetin e vjetër të Jerusalemit.

Macroni akuzoi policët për shkeljen e rregullave që ua pamundësojnë atyre hyrjen në Kishën Shën Ana që i përket periudhës së kryqëzatave. E kjo kishë konsiderohet si territor francez, raporton Reuters.

“Nuk më pëlqen ajo që e bëtë para meje. Dilni jashtë, ju lutem. Mos provokoni. Nuk mund t’i shkelim rregullat që datojnë me shekuj”, ka thënë Macroni, transmeton KTV.

Incidenti i Macronit është i njëjtë me atë të ish-presidentit Jacques Chirak gjatë viteve ’90.

Flamuri trengjyrësh francez valon mbi kishë që prej vitit 1856 kur Perandoria Osmane ia bëri dhuratë Perandorit francez, Napoleonit të Tretë.

Macroni gjendet në Jerusalem për të marrë pjesë në Forumin e Pestë Botëror të Holokaustit, që shënon 75-vjetorin e çlirimit të kampit të përqendrimit Auchwitz.