Fjalë Kyçe

Moti i ligë kaplon Spanjën, humbin jetën katër persona nga i ftohti – bora bllokon rrugët dhe mbyll shumë shkolla

Moti i ligë kaplon Spanjën, humbin jetën katër persona nga i ftohti – bora bllokon rrugët dhe mbyll shumë shkolla

Të paktën katër persona kanë humbur jetën nga i ftohti në Spanjë, ku të reshurat e mëdha të borës kanë bërë që mbi 200 mijë qytetarë të mbesin pa energji elektrike, kurse rrugët janë të pakalueshme nga sasia e madhe e borës.

Erërat e forta kanë goditur qytetet bregdetare, duke shkatërruar disa dyqane e restorante, transmeton Telegrafi.

Pjesa më e madhe e provincës Gerona në verilindje të vendit ka mbetur pa energji elektrike kanë njoftuar ekipet emergjente, kurse shumë shkolla janë mbyllur në verilindje të Katalonisë si dhe në jug të Valencisë dhe Aragona.

Autoritetet lokale kanë bërë të ditur se dhjetëra rrugë janë bllokuara nga bora përfshirë edhe autostradën A7, që lidh qytetin e Figersit në verilindje përgjatë vijës kufitare me Francën.

Në këtë stuhi bore deri më tani kanë humbur jetën katër persona – tre meshkuj dhe një femër, ndërsa meteorologët kanë paralajmëruar se mot i ngjashëm do të mbizotëroj edhe në ditët në vazhdim.