Fjalë Kyçe

Mrekulli: Gruaja shtatzënë nxirret e gjallë pas 12 orësh nën rrënoja në Turqi

Mrekulli: Gruaja shtatzënë nxirret e gjallë pas 12 orësh nën rrënoja në Turqi

Tërmeti i fuqishëm që ka goditur mbërmë Turiqinë la të vdekur 21 persona, ndërsa mbi 1 mijë të lënduar.

Deri më tani janë shpëtuar 8 persona, mes të cilëve dhe një grua shtatzënë dhe 1 fëmijë që mbijetuan nën rrënojat në
Malatya. Mediat e huaja shkruajnë se gruaja shtatzënë që mbeti nën rrënojat në fshatin Gezin të rrethit Maden të Elazig, është shpëtuar pas plot 12 orësh nën rrënoja.

Agjencia turke për Menaxhimin e Katastrofave dhe Emergjencave (AFAD) ka njoftuar se nga tërmeti me magnitudë 6,8 ballë me epiqendër rajonin Sicrice në Elazığ të Turqisë numri i të vdekurve është rritur në 21 persona ndërsa 1.030 të tjerë janë të plagosur.

Në një njoftim, AFAD tha se pas tërmetit kryesor që goditi provincën Elazığ, në rajon kanë ndodhur edhe 12 tërmete të tjera me magnitudë mbi 4 ballë që nga ora 08.00 sipas kohës lokale ndërsa numri i dridhjeve pas tërmetit është 274.

“Si pasojë e tërmetit kanë humbur jetën 21 persona nga të cilët 17 në qytetin Elazığ dhe 4 në qytetin Malatya, ndërsa janë plagosur 1.030 të tjerë nga të cilët 654 në Elazığ, 226 në Malatya, 32 në Diyarbakır, 25 në Adıyaman, 6 Batman, 37 në Kahramanmaraş dhe 50 në Şanlıurfa”, thuhet në deklaratë.