Fjalë Kyçe

Pamjet me dron tregojnë dëmet e mëdha të tërmetit në Turqi

Pamjet me dron tregojnë dëmet e mëdha të tërmetit në Turqi

Pamje të rënda janë publikuar nga Elazigu në Turqi, qyteti me dëmet më të mëdha nga tërmeti i mbrëmjes së të premtes, me magnitudë 6.8 i shkallës rihter.

Pamjet e kapura me dron tregojnë ndërtesa të rrënuara totalisht, ndërsa me qindra pjesëtarë të grupeve të kërkim-shpëtimit vijojnë punën me shpresën për të nxjerrë të gjallë personat e mbetur nën rrënoja, raporton “A2news”.

Deri tani, të paktën sipas mediave turke, janë konfirmuar 22 persona të vdekur, ndërsa mbi një mijë të tjerë kanë mbetur të plagosur.