Fjalë Kyçe

Përmbytet Stambolli, një person i vdekur

Përmbytet Stambolli, një person i vdekur

Shirat e dendur kanë goditur qytetin turk të Stambollit, duke përmbytur rrugët dhe bodrumet, duke bllokuar shoferët në rrugë dhe duke prishur shërbimet hekurudhore.

Një person u gjet i vdekur brenda një nënkalimi të përmbytur, njoftoi agjensia private e lajmeve DHA.

Stuhia e së shtunës përmbyti “Pazarin e madh” historik të Stambollit – një kompleks i gjerë rrugicash të mbuluara me dyqane.

Autoritetet pezulluan shërbimet e trageteve në të gjithë Bosforin dhe disa shërbime të tramvajit u ndaluan gjithashtu.

Një makinë u tërhoq në një gropë të shkaktuar nga një rrugë e shembur por pasagjerët e saj shpëtuan pa lëndime.

Bashkia Metropolitane e Stambollit (IBB) tha në një deklaratë se 2,148 persona, 645 automjete dhe makina të rënda po përgjigjen ndaj thirrjeve emergjente.

Vetëm disa orë më vonë, qytetet veriperëndimore të Bursa, Kocaeli dhe rrethet e tyre përreth u goditën gjithashtu nga shembje të mëdha dhe përmbytje.

Këto stuhi e përmbytje do të jenë të pranishme në të gjithë 3 mujorin në krahun veriperëndimor të Turqisë, tha Shërbimi Meteorologjik i Shtetit turk (TSMS) dhe paralajmërime për përmbytjet u lëshuan gjithashtu për kryeqytetin Ankara.

Temperaturat pritet të zbresin midis 5 deri në 10 gradë celsius.