Fjalë Kyçe

Publikohen fotografi të tmerrshme nga vendi i ngjarjes ku vdiq Kobe Bryant

Publikohen fotografi të tmerrshme nga vendi i ngjarjes ku vdiq Kobe Bryant

Kobe Bryant dhe vajza e tij Gianna humbën jetën pas rrëzimit të një helikopteri.

Tre trupa janë nxjerrë nga helikopteri i shkatërruar ku humbi jetën Kobe Bryant derisa janë publikuar fotografitë e para nga vendi ku ndodhi aksidenti fatal.

Deri më tani trupat nuk janë identifikuar kurse autoritetet kanë thënë për “Los Angeles Times” se procesi mund të zgjasë për disa ditë, transmeton lajmi.net.

Fotografitë nga vendi i aksidentit shfaqin helikopterin e shkatërruar dhe tymin e madh në qiell nga zjarri.Bryant, 41 vjeç, vajza e tij Gianna 13 ishin duke shkuar në akademinë e legjendës së NBA në Thousans Oaks, California të dielën në mëngjes kur helikopteri u rrëzua.Ata kanë humbur jetën së bashku me trajnerin e bejsbollit, John Altobelli, gruan e tij, Keri dhe vajzat, Alyssa, Christina Mauser, trajneren e Mamba Sports Academy, shoqërueset Sarah, Payton Chester, dhe Zoboyan.