Fjalë Kyçe

Qeveria italiane dërgon avion në Wuhan për të tërhequr qytetarët e saj

Qeveria italiane dërgon avion në Wuhan për të tërhequr qytetarët e saj

Qeveria italiane do të dërgojë një avion në Wuhan, epiqendrën e shpërthimit të koronavirusit, për të tërhequr shtetasit italianë.

“Avioni pritet të niset nesër”, deklaroi Ministria e Jashtme italiane, duke shtuar se në bord do të ketë personel mjekësor dhe pajisje për t’u përballur me situatën.

“Qeveria italiane është e angazhuar të japë mbështetjen maksimale për qytetarët tanë në Kinë”, deklaroi në Twitter, ministri i Jashtëm Luigi Di Maio.

Sipas një zëdhënësi të ministrisë, në Wuhan ndodhen rreth 70 italianë, por nuk do të tërhiqen të gjithë, pasi disa prej tyre nuk duan të largohen nga qyteti.