Fjalë Kyçe

Tmerr në Kanada, uragani Dorian rrëzon vinçin mbi ndërtesë

Tmerr në Kanada, uragani Dorian rrëzon vinçin mbi ndërtesë

Një video e realizuar me celular tregon se si era e furishme e uraganit Dorian rrëzon vinçin, i cili bie mbi një godinë shumëkatëshe, duke e shkatërruar këtë të fundit.

Uragani u zhvendos të shtunën drejt rajonit të Nova Scotia-s, në Kanada duke lënë më shumë se 380,000 njerëz pa energji elektrike.

Raportohet rrëzim i linjave të energjisë, rënie e pemëve dhe shumë dëmë të tjera.

Për fat të mirë nuk ka asnjë lëndim apo humbje jetë ne Kanada, si rezultat i goditjes nga uragani Dorian. Megjithatë mbetet ende e paqartë nëse kishte njerëz brenda godinës, gjatë rënies së vinçit.