Fjalë Kyçe

Vdes gruaja më e vjetër në botë

Vdes gruaja më e vjetër në botë

Një grua e cila pretendonte se ishte më e vjetra në botë ka vdekur në moshën 127 vjeçare në Taxhikistan.

Ajo llogaritet si gruaja e fundit e lindur në shekullin e 19-të.

Fotima Mirzokulova lindi në 13 Mars 1893, në kohën e Rusisë cariste, si dëshmohet edhe në pasaportën e saj, transmeton Gazeta Alo.

Ajo jetoi gjatë epokës sovjetike dhe më vonë pa që atdheu i saj të fitojë pavarësinë e saj në 1991.

Zonja Mirzokulova ka lënë pas tetë fëmijë dhe më shumë se 200 nipër e mbesa e stërnipër e stërmbesa.

Ajo u varros të shtunën në qytetin e Dakhana në veri të vendit, afër kufirit me Uzbekistanin./Gazeta Alo/