Fjalë Kyçe

Vetëm 34 vjeçe, kjo është kryeministrja më e re në botë

Vetëm 34 vjeçe, kjo është kryeministrja më e re në botë

Finlandezja Sanna Marin, 34 vjeçe do të jetë kryeministrja më e re në botë. Marin, ministre e Transportit e Finlandës, u zgjodh kryeministre nga Partia e saj Social-Demokrate, pas dorëheqjes së Antti Rinnes.

Ajo pritet ta bëjë betimin këtë javë dhe do të udhëheqë një koalicion të qendrës së majtë, me pesë parti të kryesuara nga gra. “Kemi shumë punë për të bërë, për të rikthyer besimin”, tha Marin.

Kryeministri i deritashëm i Finlandës, Anti Rinn, dha dorëheqje, pasi një parti në koalicionin e tij tha se ka humbur besimin te ai.

Marin ka pasur ngritje të shpejtë në politikën finlandeze qëkur është bërë kryetare e këshillit të qytetit të saj, Tampere, në moshën 27-vjeçare.