Fjalë Kyçe

Nënshkruhen marrëveshjet që ua mundësojnë fermerëve të kenë çmime më të lira të derivateve të naftës

Nënshkruhen marrëveshjet që ua mundësojnë fermerëve të kenë çmime më të lira të derivateve të naftës

Ka filluar implementimi i marrveshjeve të kompanisë Shell nëpër komunat e Republikës së Kosovës, shkruan GazetaAlo

Këtë lajm e ka bërë të ditur drejtori i Shitjes së Kompanisë Shell Kosova, ku dhe kanë nënshkruar Marrëveshjen e Bashkëpunimit ndërmjet Komunave dhe kompanisë në fjalë.

Kjo kompani ofron zbritje të çmimit të derivateve të naftës, për të gjithë bujqit dhe fermerët e komunave të Kosovës, për aktivitetet e tyre bujqësore.

Zyrtarët e kompanisë Shell kanë thënë se të gjithë fermerët që ndodhen në regjistrat zyrtar të Drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, do të përfitojnë çmim për 5 cent më lirë për litër, sesa çmimi i tregut.

Te gjithë Bujqit dhe Fermerët  mund të furnizohen në mbi 60 pika të Shell-it në tërë Kosovën. /GazetaAlo/