Fjalë Kyçe

Njoftim rreth mundësisë për aplikim në programin ERASMUS for Young Entrepreneurs të BE-së

Njoftim rreth mundësisë për aplikim në programin ERASMUS for Young Entrepreneurs të BE-së

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, në bashkëpunim me projektin e Komisionit Evropian për programet e BE-së, ka organizuar një punëtori apo sesion informues për programin “ERASMUS for Young Entrepreneurs”, që është në kuadër të shtyllës së katërt të programit COSME të BE-së.

Erasmus for Young Entrepreneurs – është një program shkëmbimi për ndërmarrësit nga shtete anëtare të BE-së dhe 10 vende të tjera pjesëmarrëse në COSME, që u mundëson 1-6 muaj shkëmbime për ndërmarrësit e rinj (person që planifikon të fillojnë biznes bazuar në një projekt konkret apo ndërmarrësit që janë në fazën e hershme të zhvillimit të tyre, në më pak se 3 vite eksperiencë në drejtimin e biznesit) me ndërmarrës me eksperiencë jashtë vendit të tyre. Kjo është një mundësi shumë e mirë për të shkëmbyer njohuri, ide biznesi, kontakte dhe eksperienca.

Ky sesioni gjithashtu ka përfshirë sqarime lidhur me thirrjen për aplikim për shtyllën e katërt të programit COSME të shpallur nga Komisioni Evropian. Kjo thirrje u dedikohet organizatave lokale apo kombëtare që mbështesin biznesin, si: odat ekonomike, agjencitë rajonale të zhvillimit, universitetet që ndërlidhen me biznesin, organizata të tjera jo-fitimprurëse, shoqata biznesi; që mendojnë të kualifikohen për të pasur rolin e organizatës ndërmjetësuese (Intermediary Organizations) për zbatimin e këtij projekti.

Thirrjen për aplikim mund ta gjeni në këtë link: https://ec.europa.eu/easme/en/cosme/cos-eye-2019-4-01-erasmus-young-entrepreneurs