Fjalë Kyçe

Shtohen zërat për pezullimin e taksës, kush është personi tjetër që po e kërkon këtë

Shtohen zërat për pezullimin e taksës, kush është personi tjetër që po e kërkon këtë

Drejtori i KIPRED-it, Lulzim Peci, ka thënë se taksa e vendosur ndaj produkteve serbe ka dhënë dy efekte.

Por, pavarësisht kësaj, thotë se kjo taksë nuk i shkakton dëm të madh Serbisë, pasi vetëm diku rreth 2.8% të eksporteve të mallrave të saja vijnë në Kosovë, shkruan Gazeta Alo.

Peci, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ka shkruar se përmes taksës Kosova po I largon miqtë e saj, duke kërkuar që kjo e fundit të pezullohet.

Ky është postimi i plotë i tij:

Taksa 100% ndaj mallërave serbe ka dhënë këto dy efekte të rëndësishme:

  1. a) Kapacitetin shtetëror të Kosovës që të ushtroj sankcione ekonomike ndaj Serbisë.
  2. b) Pavarësinë e tregut kosovar prej mallërave serbe, përmes së cilës janë thyer iluzonet e Serbisë për këtë varësi të imagjinuar..

Mirëpo, në anën tjetër taksa 100% nuk i shkakton dëm të madh Serbisë, pasi vetëm diku rreth 2.8% të eksporteve të mallërave të saja vien në Kosovë, dhe përmes saj nuk mund të mbrohen kufinjtë e vendit.

Në anën tjetër, përmes taksës jemi duke i larguar miqt tanë nga Kosova, dhe po ia mundësojmë Vucicit që fsheh pas saj mos-gadishmërinë e tij për normalizim të plotë të marrëdhënieve dhe njohjen e Kosovës .

Prandaj, mendoj se taksa duhet të pezullohet në mënyrë të kushtëzuar, të ndalim lojën e luajtjes “kile” me njëri tjetrin, te ndërtojmë unitetin e spektrit politik të vendit për negociatat me Serbinë, duke përfshirë ketu edhe pozicionin e qartë për pacënueshmërinë e kufinjëve shtetëror..

Negociatat me Serbinë nuk janë çështje elektorale. por shtetërore. Si pozita e sotshme, ashtu edhe ajo e ardhshme do të detyrohet ta zbatoj po të njëjtën marrëveshje që do të nënshkruhet në mes palëve dhe garantuesve të saj ndërkombëtarë – e cila me fjalorin e BE-së quhet “marrëveshje ligjërisht obligative”./Gazeta Alo/

Rezultate imazhesh për lulzim peci