Fjalë Kyçe

91 aktakuza për 24 orë

91 aktakuza për 24 orë

Prokuroria e Shtetit gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur 91 aktakuza kundër 130 personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar njëmbëdhjetë (11) persona, si dhe janë bërë pesë (5) kërkesa për caktimin e paraburgimit të tetë (8) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur dy (2) aktakuza, kundër njëzetenjë (21) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, po ashtu, kjo prokurori ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për katër (4) persona të dyshuar, si dhe ka ngritur njëzetegjashtë (26) aktakuza kundër tridhjetenjë (31) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndalur gjithsej dy (2) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Po ashtu, kjo prokurori ka bërë dy (2) kërkesa për caktimin e paraburgimit të tre (3) personave. Gjithashtu, kjo prokurori ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave për vepra të ndryshme penale.