Fjalë Kyçe

A ishte pro korrigjimit të kufijve Ibrahim Rugova, flasin dokumentet

A ishte pro korrigjimit të kufijve Ibrahim Rugova, flasin dokumentet

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se ideja e korrigjimi të kufijve është e tij dhe ai është angazhuar edhe në Samitin e Berlinit për këtë.

Ai në emisionin Opinion në Klan fillimisht ka thënë se korrigjimi nuk është shkëmbim i territoreve, pastaj thotë se këtë ide e kanë pasur edhe Presidenti Ibrahim Rugova e zyrtarë të tjerë të LDK-së, shkruan Insajderi.

Por, faktet flasin ndryshe. Ish-presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova, gjatë vitit 1994 kishte dhënë intervistë për një gazetë kosovare në të cilen pati deklaruar se ishte kundër ndarjes dhe pro korrigjimit të kufijve.

“Për ne është e papranueshme ndarja e Kosovës. Mund të bëjmë vetëm këmbim territoresh, ashtu që për Leposaviqin dhe disa territore në veri të Kosovës të banuara me shumicë serbe, të fitojmë Preshevën dhe viset e tjera në Serbinë Jugore, të banuara me shumicë shqiptare.” – kishte deklaruar Rugova.