Fjalë Kyçe

Akademia solemne‘Faleminderit Shqipëri’ i bën bashkë Thaçin e Kurtin

Akademia solemne‘Faleminderit Shqipëri’ i bën bashkë Thaçin e Kurtin

Akademia solemne ‘Faleminderit Shqipëri’ në përkujtim të 21-vjetorit mikpritjes së Shqipërisë gjatë eksodit të popullit të Kosovës në vitin 1999, ka bërë bashkë Presidentin e vendit, Hashim Thaçi dhe liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurti.

‘Faleminderit Shqipëri’ ëe organizuar nga qendra ‘BogdaniPolis’ e Katedrales ‘Shën Nënë Tereza’, ka bërë bashkë liderët e Kosovës dhe ata të Shqipërisë.

Në këtë ngjarje po marrin pjesë edhe Presidenti i vendit, Hashim Thaçi dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti i cili po synon të bëhet kryeministër, kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj dhe Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta.

Por, ajo që mësohet është se Thaçi dhe Kurti janë ulur në vendet e tyre pa e përshëndetur njëri tjetrin.