Fjalë Kyçe

Aksident në autostradën në Ferizaj, 5 persona të lënduar

Aksident në autostradën në Ferizaj, 5 persona të lënduar

Rastet e aksidenteve në autostradën Prishtinë-Ferizaj nuk janë të rralla. Një i tillë ka ndodhur gjatë ditës së sotme.

Sot rreth orës 16:30 ka ndodhur një aksident trafiku në autostradën Prishtinë-Ferizaj, ku si pasojë pesë persona kanë marrë lëndime trupore.

Rastin për Klan Kosova e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, i cili ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur midis dy veturave.

“Aksidenti ka ndodhur në ora 16:30. Të përfshira janë dy vetura dhe lëndime kanë pësuar pesë persona”.