Fjalë Kyçe

Aksident në magjistralen Prishtinë-Pejë

Aksident në magjistralen Prishtinë-Pejë

Policia e Kosovës ka konfirmuar se sot rreth orës 16:30 ka ndodhur një aksident në magjistralen Pejë – Prishtinë, saktësisht në fshatin Sllatinë.

Aksidentin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovë, për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi.

“Në Sllatinë, drejtimi Pejë-Prishtinë, aksident mes dy veturave në ora 16:30. Nuk ka persona të lënduar”, ka thënë Krasniqi.