Fjalë Kyçe

Aksident në Runik, ndërron jetë Faik Imeraj

Aksident në Runik, ndërron jetë Faik Imeraj

Një aksident komunikacioni ka ndodhur mbrëmë në Runik të Skenderajt, ku si pasojë ka humbur jetën Faik Imeraj nga Padalishta dhe janë lënduar disa persona.

Kryetari i komunë së Skenderajt, Bekim Jashari në emër të Komunës së Skenderajt dhe në emrin e tij personal u ka shprehur ngushëllime të thella familjes së të ndjerit Faik Imeraj. Kurse, të lënduarve nga aksidenti u ka uruar shërim të shpejtë.

“Njëkohësisht bëjë apel tek të gjithë drejtuesit e automjeteve që të shtojnë kujdesin gjatë ngasjes, sidomos gjatë kohës së ngricave dhe të respektojnë shenjat e komunikacionit”, ka shkruar Jashari në Facebook.