Një aksident para pak çastesh ka ndodhur në fshatin Runik të Skenderajit.
Sipas informatave të Gazetës Insajderi pesë persona kanë pësuar lëndime, ku tre janë në gjendje të rëndë.
Policia dhe Emergjenca janë në vendin e ngjarjes, mirëpo ende nuk ka marr ndonjë informatë shtesë.