Fjalë Kyçe

Akuzë tjetër e rëndë ndaj Loredanës, fotografi thotë që gruaja e Mozzikut e kërcënoi me armë

Akuzë tjetër e rëndë ndaj Loredanës, fotografi thotë që gruaja e Mozzikut e kërcënoi me armë

Pas çifti zviceran, një fotograf nga Gjermania ka  akuzuar reperen për mashtrim dhe vjedhje, transmeton Indeksonline.

Sipas fotografit, reperja bashkë me vëllaun e saj ia kishin marrë detajet e kartës së kreditit deri sa ai po qëndronte në Kosovë.

Pas kësaj vëllai i reperes, kishte bërë pagesa me të.  Po ashtu kishte rezervuar një fluturim nga Zvicra në Kosovë.

Në gusht të vitit të kaluar, ai ishte dënuar për keqpërdorim dhe përpunim të të dhënave. Ndërsa, Loredana nuk ishte dënuar, shkruan ‘Tagesanzeiger’.

Disa javë më vonë, kur fotografi vizitoi Loredanën në apartamentin e saj në Kosovë për të kërkuar rrobat që ia kishte huazua, reperja ishte shfaqur me një armë në xhepin e saj.

Rreth këtyre dy rasteve ende nuk ka reaguar Loredana, po as i dashuri i saj Mozzik.