Fjalë Kyçe

Albin Kurti ftohet në prokurori për intervistim pas kërcënimit me jetë që i bëri Haxhi Hoti

Albin Kurti ftohet në prokurori për intervistim pas kërcënimit me jetë që i bëri Haxhi Hoti

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti sot është ftuar për intervistim nga Prokuroria Themelore në Prishtinë pas kërcënimit që mori në fund të vitit të kaluar nga kandidati për deputet i Nismës Socialdemokrate, Haxhi Hoti.

“Sot, së bashku me Kryetarin e Lëvizjes Albin Kurti ishim në Prokurorinë Themelore me ftesë të kësaj të fundit.

Albin Kurti është ftuar për intervistim në lidhje me kërcënimin që i është bërë në rrjetet sociale nga Haxhi Hoti, anëtar i subjektit Nisma për Kosovën në fund të dhjetorit 2019”, ka thënë Berat Ganiqi nga zyra ligjore e LVV-së.

Haxhi Hoti në fund të dhjetorit 2019 në rrjete sociale bëri një postim i cili i kushtoi me arrestim dhe paraburgim.