Fjalë Kyçe

Beqiri: LDK nuk po kërkon as më shumë e as më pak se që i takon

Beqiri: LDK nuk po kërkon as më shumë e as më pak se që i takon

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ismet Beqiri ka thënë se qasja e Vetëvendosjes për ndërtimin e partneritetit me LDK-në është e gabuar.

Beqiri, në RTV Dukagjini, ka thënë se LDK ka lëshuar pe në raport me Vetëvendosjen sa i përket marrjes së përgjegjësive për qeverisje.

Ai thotë se në diskutimin e parë ishte përmendur që LDK të merr Kryetarin e Kuvendit, zotimin për Presidentin dhe pesë ministri.

“Tash ne kemi lëvizur nga ai qëndrim dhe Kryetarin e Kuvendit do ta kthejmë pas një viti. Lëshim më të madh unë nuk di çfarë mund të bëjmë”.

Beqiri thotë se LDK nuk po kërkon as më shumë e as më pak se që i takon, përcjell Telegrafi.

“Neve qytetarët na kanë dhënë ‘hisen’ në qeveri. Normalisht që kur bëhen zgjedhje, mendohet edhe qeverisja. Mos të mendojë dikush se neve po na dhuron diçka”.

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës thotë se dy raste kur LDK ka pasur 47 deputetë ka lëshuar shumë nga pushteti.

Sipas tij, tash diferenca është shumë më e vogël mes partisë së parë dhe të dytë, prandaj thotë se partia fituese duhet të ketë parasysh se edhe LDK po mbron interesin e votuesve.

Beqiri ka thënë se vullneti i shumicës edhe në Kryesi të LDK-së është për koalicion me Vetëvendosjen.

“Nuk dua të dal kundër atyre që kanë deklaruar ndryshe, por ky është realitet”, tha Beqiri.