Fjalë Kyçe

Britaniku i UÇK-së fiton betejën me kancerin, falënderon njerëzit nga Kosova që e ndihmuan

Britaniku i UÇK-së fiton betejën me kancerin, falënderon njerëzit nga Kosova që e ndihmuan

Britaniku i UÇK-së, Jon Harrison, i cili ndihmoi Kosovën në ditët më të vështira pati edhe një sfidë të madhe, ai u përball me sëmundjen e kancerit.

Ish-pjesëtari i forcave speciale britanike, që shërbeu në Brigadën “138 Agim Ramdani”, si trajnues për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, ka njoftuar me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook se tashmë e ka fituar betejën me këtë sëmundje.

“Kjo nuk mund të ishte arritur pa zemërgjerësinë tuaj gjatë vitit 2017, gjë që më ndihmoi të gjejë një procedurë, unë ndoshta do të kisha vdekur pa njerëzit nga Kosova’’, ka shkruar Harrison në Facebook.

Për ta ndihmuar njeriun që e përkrahu në front Kosovën gjatë luftës, në 2016’ën ishte hapur edhe një fond.

https://www.facebook.com/jon.harrison.58958/posts/10156769217677337